Ne ofrojmë shërbime të plota juridike për individë, biznese dhe institucione, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e klientëve tanë në çdo fazë të procesit ligjor. Ekipi ynë i avokatëve të përkushtuar garanton profesionalizëm, integritet dhe zgjidhje të besueshme.

Sukses i K.A.M & Partners L.L.C, përfaqësuar nga Avokati Feim Alaj, në Gjykatën Kushtetuese!

  • Home
  • Uncategorized
  • Sukses i K.A.M & Partners L.L.C, përfaqësuar nga Avokati Feim Alaj, në Gjykatën Kushtetuese!

Sukses i K.A.M & Partners L.L.C, përfaqësuar nga Avokati Feim Alaj, në Gjykatën Kushtetuese!

Me krenari njoftojmë për një arritje të rëndësishme për klientët tanë!

K.A.M & Partners LLC, përfaqësuar nga avokati Feim Alaj , ka shënuar një fitore të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në rastin K149/23, Gjykata Kushtetuese aprovoi kërkesën tonë dhe konstatoi se ishin shkelur të drejtat themelore të klientëve tanë, duke shpallur të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Ky vendim përbën një sukses të madh në mbrojtjen e të drejtave për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ashtu siç garantohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Kjo fitore është një dëshmi e përkushtimit tonë për të mbrojtur të drejtat e klientëve dhe për të siguruar një zbatim të drejtë të ligjit.

Gjykata Kushtetuese

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *