Edhe një sukses i radhës: S T E N D A 3
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.41/2018, të datës 05.12.2024, e ka vërtetuar.
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.41/2018, të datës 05.12.2024, e ka vërtetuar.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.41/2018, të datës 05.12.2024, janë liruar të akuzuarit A.H., A.B., A.T., D.S. dhe A.B., për veprën penale dhënie e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 429 paragrafi 2 dhe 3, lidhur më nenin 31 të KPRK, L.B. dhe B.P., për veprën penale në bashkëkryerje dhënie e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me nenin 31 të KPRK, si dhe sipas pikës V të aktakuzës të akuzuarin A.H., M.Q., Sh.E., R.Q. dhe A.B., për veprën penale në bashkëkryerje trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 lidhur më nenin 31 të KPRK, sipas pikës VI të aktakuzës, L.B., B.P. dhe B.Z., për veprën penale në bashkëkryerje trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 lidhur me nenin 31 të KPRK, I…Hospital sh.p.k – (person juridik), I… sh.p.k – (person juridik) dhe N.SH. D… – (person juridik), për veprën penale dhënie e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 dhe 3 lidhur më nenin 40 paragrafi 1 të KPRK, I… Hospital sh.p.k – I… (person juridik), In… sh.p.k – E… (person juridik), për veprën penale secili veç e veç të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 të KPRK, kurse sipas pikës IX të aktakuzës, A.H., I… Hospital sh.p.k – (person juridik), për veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur më paragrafin 1 të KPRK dhe sipas pikës X të aktakuzës, L.B., In… sh.p.k – E…, (person juridik), për veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 313 paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 të KPRK, sepse nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.
Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar pretendimet ankimore të prokurorisë, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, por edhe sipas detyrës zyrtare dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkeljet e pretenduara e të cilat do të kushtëzonin anulimin e aktgjykimit, si dhe përshkrimi faktik nuk rezulton që të këtë kundërthënie me veten apo me arsyet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë.
Ndërkaq, sa u përket pretendimeve ankimore për vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejt dhe në mënyrë të plotë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe se pas administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale gjatë shqyrtimit gjyqësor nga gjykata shkallës së parë, me të drejtë e njëjta ka vlerësuar se nuk janë përmbushur elementet e veprave penale për të cilat të akuzuarit janë akuzuar sipas aktakuzës së prokurorisë dhe nuk është krijuar dyshimi i bazuar mirë për elementet e veprave penale për të cilat akuzohen, më saktësisht me asnjë provë nuk ka rezultuar se të akuzuarit me veprimet e tyre i kanë konsumuar elementet e veprave penale të lartcekura.
Lidhur me pretendimet ankimore të prokurorisë për shkelje të ligjit penal, kolegji gjykues ka vlerësuar se ligji penal është zbatuar drejt përderisa gjykata ka vlerësuar provat dhe se vlerësimi i provave është bërë në përputhje me dispozitat ligjore, andaj konkludimi i nxjerrë nga gjykata e shkallës së parë mbi provat që janë administruar dhe nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të lartcekura, konsideron se është i drejtë dhe në funksion të zbatimit të drejtë të ligjit penal.
Aktgjykimi i anonimizuar në linkun:





