Ne ofrojmë shërbime të plota juridike për individë, biznese dhe institucione, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e klientëve tanë në çdo fazë të procesit ligjor. Ekipi ynë i avokatëve të përkushtuar garanton profesionalizëm, integritet dhe zgjidhje të besueshme.

Mbrojtja e të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë kërkon zbutje të dënimit në Apel

  • Home
  • Uncategorized
  • Mbrojtja e të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë kërkon zbutje të dënimit në Apel

Sipas mbrojtësit, aktgjykimi është i përfshirë në shkleje të ligjit dhe dispozitave të procedurës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, ai tha që gjykata nuk ka marrë vlerësusra në mënyrë të duhur të gjitha rrethanat lehtësusese.

Prishtinë – Në seancën e së enjtës në Gjykatën e Apelit, mbrojtja e të akuzuarit Edmond Lajqi i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortës së tij Gj.U ne Pejë, avokati Feim Alaj ka kërkuar zbutje të dënimit.

“Pranimi i fajësisë duhet të vlerësohet në të gjitha rrethanat e procedurës, që nga dorëzimi në polici. Gjykata është dashur që të ketë parasysh, në faza të hershme bashkëpunimin me organet e rendit, dorëzimin vullnetar, marrjen e përgjegjësisë. Pranimi i fajësisë është e paraparë edhe me Kodin Penal si rrethanë lehtësuese për zbutje të dënimit. Gjykata nuk ka pasur parasysh pendesën në shqyrtim dhe gjendjen e tij psqike, e cila dëshmohet edhe sipas raportit të psikiatrisë”, tha Alaj.

Tutje, Alaj tha se dënimi i shqiptuar nuk është në përputhje me praktikën gjyqësore, pasi që në raste akoma më të rënda dënimet kanë qenë më të ulëta.

Po ashtu, ai shtoi që sipas ekspetizës i njejti ka pasur reagime emocionale dhe që veprimet e tij nuk kanë qenë të planifikuara.

“Në ekspertizë është cekur që personat që janë të diagnostikuar me sëmundje të ngjashme kanë reagime emocionale, nuk janë të përmbajtur. Dhe nuk ka asnjë rrethanë apo veprim të planifikuar dhe pas ngjarjes dëshmon se nuk ka pasur qëllim të dëmshëm apo të planifikuar, por si rezultat sipas diagnozës ka qenë gjendja emocionale”, shtoi ai.

Edhe i akuzuari Lajqi e përkrahi ankesën e mbrojtësit të tij.

Kurse, përfaqësusesës së plaës së dëmtuar, avokatës Fehmi Gashi – Bytyqi, tha që i akuzuari në momentin e kryerjes së veprës për të cilën është dënuar ka pasur vetëdije të rritur.

“Pastaj, lidhur me pretendime ankimore lidhur me çështjen se ka pasur përgjegjësi, vetëdije, ka bërë një veprim shumë të mirë prokuroria që ajo merr iniciativë që të akuzuari të bëjë një ekzaminim. Në këtë rast, i akuzuari ka qenë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe ata e kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me këtë situatë, në të cilin e kanë shkruar që vetëdija ka qenë e rritur”, tha avokatja.

Tutje, ajo shtoi që kryerja e veprës ka qenë e planifikuar pasi që revolja ka qenë e mbushur dhe pastaj qëllimi është arritur aty për aty.

Përgjigjje në ankesë kishte bërë edhe Prokuroria e Aplit e cila kishte këkruar që vendimi i Themelorës të vërtetohet, ndërsa ankesa e palës së akuzuar të refuzohet si e pabazuar, mirëpo askush nuk prezantoi nga prokuroria.

3 Comments

  • December 17, 2024

    Ensaf

    \"Empower comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering.\".

    • December 17, 2024

      Ensaf

      \"Comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering empower.\"

  • December 17, 2024

    Ensaf

    \"The Comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering empower.\"

Leave a Reply to ensaf Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *