Ne ofrojmë shërbime të plota juridike për individë, biznese dhe institucione, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e klientëve tanë në çdo fazë të procesit ligjor. Ekipi ynë i avokatëve të përkushtuar garanton profesionalizëm, integritet dhe zgjidhje të besueshme.

Rasti i rezervave shtetërore, Lipovica nuk flet pas intervistimit në Prokurorinë Speciale.

  • Home
  • Penale
  • Rasti i rezervave shtetërore, Lipovica nuk flet pas intervistimit në Prokurorinë Speciale.

Irfan Lipovica është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës më 31.07.2025 lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Derisa ai nuk foli pas daljes nga Prokuroria, avokati Feim Alaj konfirmoi se klienti i tij ishte ftuar pikërisht për rastin e këtyre rezervave.

“Jemi ftuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e Rezervave Shtetërore. Ky rast është ende nën hetime. Kaq mund të themi” – deklaroi shkurtimisht Alaj.

“True justice means standing firm for those who need it most. It’s not just about knowing the law—it’s about believing in the power of fairness.”

Feim Alaj

Gjatë ditës në Prokurorinë Speciale ishte edhe Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari është duke u hetuar si e dyshuar në lidhje me këtë rast.

Sipas saj, prokurori ka autorizuar dy hetues policorë që të marrin dokumentacionin e rezervave shtetërore pa qenë të pajisur me certifikatë të sigurisë. Siç ka thënë ajo, lënda e rezervave shtetërore ka qenë e klasifikuar si “sekret shtetëror”.

“Ne si MINT e kemi klasifikuar lëndën ‘sekret’ sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore. Por në realitet Prokuroria bëri një gabim, ose një hap të pamenduar mirë, duke dërguar dy policë hetues pa certifikatë sigurie dhe duke marrë dokumentet përbrenda një ore në MINT” – tha Hajdari para gazetarëve.

 

1 Comment

  • December 24, 2024

    Ensaf

    \"Empower comprehensive legal solutions for prospective cases. Seamlessly deliver client-focused services while fostering.\".

Leave a Reply to ensaf Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *